Trepça e fiton finalen e parë ndaj Pejës

Trepça ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale të play-offit ndaj Pejës.

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 94:86, në palestrën “Minatori” në një atmosferë fantastike të krijuar nga “Torcidat”.

Pjesa e parë ishte shumë e barabartë dhe u mbyll me rezultatin 47:48 për mysafirët.

Më pas, Peja arriti të shkëputej në rezultat deri në nëntë pikë, megjithatë vendasit gjetën forcën dhe përmbysën gjithçka për ta shijuar fitoren e parë në finale.

Ndeshja e dytë finale zhvillohet të dielën në palestrën “Karagaqi” në Pejë.

Lajmet Trepça e fiton finalen e parë ndaj Pejës >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!