​Trepça-Bashkimi, sonte finaljta e dytë e playoff-it

Super finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me super sfida interesante. Beteja zhvendoset në Mitrovicë, ku të sonte zhvillohet ndeshja e dytë finale.

Takimin e parë e fituan prizrenasit 84:77, për të krijuar epërsinë prej 1:0 në serinë finale. Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

‘Xehetarët’ synojnë fitoren për të barazuar serinë në 1:1, ndërsa Portokallezinjtë për të krijuar epërsinë 2:0 dhe të afrohen te titulli.

Mitrovicasit synojnë mbrojtjen e titullit, kurse prizrenasit të fitojnë titullin e parë pas vitit 2018, kur e fituan për herë të parë dhe të fundit.

Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, ashtu si të gjitha takimet mes këtyre dy skuadrave në këtë edicion dhe një atmosferë e jashtëzakonshme në Mitrovicë.

Këto dy skuadra ishin përballur në finale të Kupës, ku fituan mitrovicasit. Ndërkohë, në garat e rregullta u përballën katër herë, me dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret erdhën si vendas, si për Bashkimin, ashtu edhe për Trepçën.

Ndeshja nis nga ora 19:00.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker