Trëndafilova: Gjykata Speciale gjykon individët dhe jo UÇK-në

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trëndafilova, ka thënë se gjykata që drejton gjykon përgjegjësinë penale të individëve dhe jo atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Trëndafilova ka thënë se aktakuzat e konfirmuara para Gjykatës Speciale janë ngritur kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së.

Ekaterina Trëndafilova

“Kolegjet e specializuara janë gjykata dhe merren ekskluzivisht me përgjegjësi penale individuale. Kjo gjykatë nuk mund të përcaktojë përgjegjësinë e organizatave të tëra si UÇK-ja, apo grupeve etnike, për shembull. Fakti është se aktakuzat e konfirmuara para Dhomës së Specializuar janë ngritur kundër individëve dhe jo kundër UÇK-së. Është gjithashtu tregues se viktimat, pjesëmarrja e të cilëve në procedurë u miratua, i përkasin të gjitha grupeve etnike, përfshirë shqiptarët dhe serbët”, ka thënë ajo për Kosovo Online.

Lajmet Trëndafilova: Gjykata Speciale gjykon individët dhe jo UÇK-në >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>