Tre persona kërkuan ndihmë mjekësore gjatë festave nga plumbat qorrë, po ashtu u dëmtuan gjashtë vetura

Gjatë festave, tre persona kërkuan ndihmë mjekësore nga plumbat qorrë, po ashtu u dëmtuan gjashtë vetura.

Gjashtë qytetarë kanë raportuar se veturat e tyre janë dëmtuar nga plumbat qorr në qytete të ndryshme në vend.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në rrugë Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe në rajonin e Pejës.

“Rastet janë duke u hetuar”, thuhet në raport.

Drejtorit të Klinikës Emergjente pranë QKUK-së, Naser Syla, vetëm gjatë ditës së 31 dhjetorit, 271 pacientë kërkuan shërbime mjekësore.

Pos lëndimeve që janë shkaktuar nga mjetet piroteknike, tre pacientë janë pranuar në Qendrën Emergjente, të cilët janë plagosur nga plumbat qorrë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!