Trajneri që shijoi dy Botërorë mund ta marrë në dorë Kombëtaren shqiptare

Pas përfundimit të Botërorit të Katarit, vëmendja do të kthehet te puna e trajnerit të Shqipërisë, e cila është harruar disi.

Mësohet se brenda vitit, do të vendoset edhe trajneri i ri i Kombëtares.

“Panorama Sport” mëson se një emër i ri ka dalë në skenë së fundmi.

Fjala është për Reinaldo Ruedën, kolumbianin që futet në listën e kandidatëve për të drejtuar kuqezinjtë dhe ka nisur kontaktet me FSHF-në.

Ai ka eksperiencë me kombëtaret, pasi ka kualifikuar tri të tilla në Botëror, por herën e fundit ka dështuar me Kolumbinë, teksa nuk arriti të merrte pjesë në “Katar 2022”.

Trajneri Reinaldo Rueda ka lindur në Kali të Kolumbisë, por në vitin 2012 ka marrë edhe nënshtetësinë e Hondurasit.

65 vjeç aktualisht, ai ka nisur në vitin 1994 të drejtojë klubin e Kurtuluasë ku qëndroi për tri vite dhe më pas kaloi te Deportivo Kali për një sezon.

Ndërkohë, më pas në vitin 2002 filloi te moshat e Kolumbisë, deri kur në 2004- ën mori drejtimin e kombëtares kolumbiane.

Ai korri suksese duke e kualifikuar ekipin në Botërorin e 2006-ës, por u shkarkua pas kompeticionit për shkak të rezultateve të dobëta.

2007-2010 Rueda drejtoi Hondurasin, ku arriti të merrte pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut në 2010-ën.

Aventura e radhës do të ishte tek Ekuadori, ku gjithashtu Rueda pati sukses teksa e kualifikoi për në Botërorin e 2014-ës, por u shkarkua pasi nuk kaloi dot grupet duke mbetur pas Brazilit dhe Zvicrës.

Pas drejtimit të Atletiko Nacional dhe Flamengos, ai merr drejtimin e Kilit më 2018-ën dhe shkoi deri në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, ndërkohë u largua nga drejtimi në janar të 2021- shit, kur mori vetëm katër pikë në katër ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit 2022.

Një ditë më pas ai rikthehet te Kolumbia dhe merr përsipër ta kualifikojë drejt Botërorit 2022, por Kolumbia përfundoi e gjashta në grup dhe Rueda u largua menjëherë në mars të këtij viti.

Gjatë gjithë kësaj kohe janë përfolur shumë emra të ndryshëm trajnerësh, nga Kamoleze, Di Biaxho, Silvinjo, Xhampaolo dhe deri te shqiptari Ilir Daja, por mesa duket edhe këtë herë, shanset më të mëdha janë që në krye të Shqipërisë të vijë një i huaj.

Edhe pse Reinaldo Rueda del në skenë për të marrë drejtimin, trajneri më i avantazhuar deri tani për të mbërritur në Tiranë është Estebian Kambiaso.

Argjentinasi ka qenë edhe më parë në Shqipëri, teksa ka darkuar edhe me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. /Rahoveci INFO/

Lajmet Trajneri që shijoi dy Botërorë mund ta marrë në dorë Kombëtaren shqiptare >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!