Trajneri i Fulham për Brojën: Do të vijë momenti i tij

Armando Broja kaloi te Fulham nga Chelsea në merkaton e janarit në formën e huazimit, në mënyrë që të gjejë sa më shumë minuta.

Gjithsesi, edhe te skuadra tjetër londineze, Broja ka konkurencë në repartin e  avancuar, teksa Rodrigo Muniz duket se i ka marrëdhëniet mirë me golin.

Rreth situatës në skuadrën e tij ka folur trajneri i Fulham, Marco Silva.

“Broja duhet të presë mundësinë e tij. Ne besojmë me të vërtet që ai është personi i duhur këtu. Ai erdhi në ditën e fundit të merkatos para ndeshjes me Burnley dhe ka luajtur 20 minuta. Por, Rodrigo shënoi dhe më pas në ndeshjen e mëvonshme, realizoi dy gola të tjerë. Për fatin e tij të keq, javën e kaluar ai nuk ishte mirë me shëndet dhe humbi ndeshjen. Por, tani është në dispozicion dhe unë do të vendos cila do të jetë zgjidhja më e mirë për të nisur ndeshjen. Ai po punon shumë, në një klub të ndryshëm, me një stil të ndryshëm loje dhe i duhet kohë që të përshtatet e të kuptojë gjërat. Duhet kohë, por ne mund t’i shohim cilësitë e tij”, tha tekniku.

Lajmet Trajneri i Fulham për Brojën: Do të vijë momenti i tij >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>