Trajneri i Chelseas bëhet mbrojtësi më i madh i Brojës

Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochetino është kthyer në një nga “avokatët” më të mëdhenj të Armando Brojës, i cili është përfolur shumë në ditët e fundit për një largim të mundshëm.

Në një deklaratë të fundit, Pochetino tregon se jo vetëm që Broja nuk do të largohet nga Chelsea, por beson se ai mund të bëhet si Drogba apo Harry Kane.

“Të gjithë sulmuesit e mëdhenj kanë kërkuar kohën e tyre kur kanë qenë të rinj. Ata duhet që të gjejnë balancën e tyre. Por unë prapë mendoj se Armando Broja ka potencialin të jetë sulmues i jashtëzakonshëm. Procesi kërkon kohë. Unë e krahasoj gjithmonë Brojën me Harry Kane. Kane shkoi në huazim te Leyton, Norwich dhe u desh disa kohë derisa mbërriti momenti i tij. Në gjashtë muajt tonë të parë, Broja filloi të luante vetëm në dhjetor dhe në janar dhe atëherë nisëm të shihnim potencialin e tij. Ka vuajtur një dëmtim të madh dhe është e vështirë. Dhe ne jemi te Chelsea, Broja po përpiqet, por njerëzit bëjnë krahasime me sulmues të mëdhenj si Didier Drogba apo të tjerë, kjo është gjithmonë e vështirë për një djalë të ri”, deklaroi Pochetino.

Lajmet Trajneri i Chelseas bëhet mbrojtësi më i madh i Brojës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>