Trajkoviq: Ndoshta po përgatiten sanksione për pjesën ekstreme të Qeverisë së Kosovës

Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq tha se kryeministri Albin Kurti po punon për ta shkatërruar planin e Martti Ahtisaarit.

“Ai në fakt ka punuar për të shkatërruar planin e Ahtisaarit, ka hyrë në projektin e shkatërrimit të rregullimit kushtetutës të Kosovës”, tha ajo.

Trajkoviq, e cila në fund të vitit 2022 është emëruar emëruar këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha në një intervistë në N1 se “ndoshta po përgatiten sanksione për pjesën ekstreme të Qeverisë së Kosovës, të mbledhur rreth Kurtit dhe ministrit të Mbrojtjes”.

“Do të bëjnë diçka për ta frenuar Policinë, sepse Qeveria e Kosovës po e përdor Policinë për ta shkatërruar rendin kushtetues të Kosovës”, tha ajo.

Ajo tha se aktualisht në Kosovë janë trefishuar kontrollet kufitare të KFOR-it.

“Kemi një situatë të rëndë të sigurisë, me rrezik të shndërrimit në konflikt rajonal, prandaj bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë Kurtin ta përshkallëzojë situatën”, tha Trajkoviq.

Kurti, siç thotë Trajkoviq, hyri në konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n “duke e çuar Kosovën në izolim”. Sipas saj, SHBA-ja nuk e ka sanksionuar vetëm Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vetëm me të “ka ende komunikim të mirë”.

Lajmet Trajkoviq: Ndoshta po përgatiten sanksione për pjesën ekstreme të Qeverisë së Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker