Tragjike/ Vriten 2 shqiptarë në Itali, autorët dyshohen marokenë

Dy shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në Itali, pas të shtënave me armë që ndodhen brenda një lokali në qendër të Frosinone.

Sipas mediave vendase, shqiptarët ende të paidentifikuar, u vranë me armë zjarri në hyrje të barit pas një konflikti mes dy grupesh.

Dy plagosurit e tjerë janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe oficerët e Karabinierit.

Sipas hetuesve, një grup klientësh me origjinë shqiptare kanë qenë të pranishëm në lokal dhe janë përplasur me dy persona që kanë mbërritur me një makinë.

Pas një debati të ashpër verbal, një prej tyre nxori një armë dhe qëlloi drejt grupit, duke goditur katër prej të pranishmëve.

Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme“- tha kryebashkiaku i Frosinones.

Ndërkohë, autorët e të shtënave që dyshohet se janë marokenë kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Lajmet Tragjike/ Vriten 2 shqiptarë në Itali, autorët dyshohen marokenë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>