Tragjedia në Tetovë, MPB: Babai natën e Vitit të Ri e ka vr’arë djalin e tij pas një zënke

Gjatë ditës së sotme në Tetovë, një person i moshës 39-vjeçare u gjet pa shenja jete në banesën e tij që sipas të dhënave të policisë, dorasi është babai.

Sipas policisë, mes viktimës dhe dorasit pati një konfrontim fizik që më pas dërgoi deri në vrasjen e S.N. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pushkë gjuetie ndërsa viktima ishte i goditur në kokë.

Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor, por sipas të dhënave jozyrtare, pasi i ndjeri nuk është përgjigjur në telefon, pas çka një shok ka lajmëruar policinë.

“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në bllokun 70 në Tetovë, S.N.(39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e rastit, në koordinim me prokurorin publik, është konstatuar se kemi të bëjmë me vepër penale “vrasje” e kryer më datë 31.12.2024, ku pas një konfrontimi fizik të mëparshëm, M.N. (65) ka vrarë me pushkë gjuetie djalin e tij S.N. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet parashtresë përkatës”, ka njoftuar policia.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker