Tragjedia ajrore në Itali! Helikopteri bie dhe i merr jetën tre personave, mes tyre dhe miliarderi i njohur

Një helikopter u rrëzua në provincën e Parmës, pranë Via Emilia, ku humbën jetën tre persona.

Mes tyre ishte dhe Lorenzo Rovagnati, një nga trashëgimtarët e kompanisë së mishit dhe sallameve me të njëjtin emër.

Helikopteri u rrëzua brenda pronës së kështjellës Castelguelfo, një vilë mesjetare përgjatë Via Emilia, e cila i përkiste familjes Rovagnati, shkruajnë mediat italiane.

Nga informacionet e para, helikopteri po ngrihej në ajër dhe dyshohet se ka rënë pas një tentative për tu kthyer sërish në tokë.

Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve ka hapur gjithashtu një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Prej pasdites në zonë kishte një mjegull të dendur, e cila bashkë me errësirën mund të ishte ndër shkaktarët e tragjedisë.

Lorenzo Rovagnati, tre vjet më i vogël se vëllai i tij Ferruçio, ishte i martuar që nga viti 2019 dhe ishte baba i dy fëmijëve dhe priste një të tretë.

Lajmet Tragjedia ajrore në Itali! Helikopteri bie dhe i merr jetën tre personave, mes tyre dhe miliarderi i njohur >> Rahoveci INFO.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker