Trafik kokaine me “Bledi Trans”/ “Hera e parë që mora drogë”, shoferi i furgonit para hetuesve: S’e njoh atë që më dha porosinë

Arjan Doçi, 39 vjeçari i arrestuar sot për tentativën e trafikimit të 7 kilogramëve kokainë drejt Anglisë, ka vendosur të flasë para hetuesve të Durrësit dhe të Policisë Kriminale. Ai ka treguar se e bën prej vitesh rrugën Shqipëri-Angli dhe anasjelltas, por kjo ishte hera e parë që merrte drogë.

Doçi ka deklaruar se kokainën e kishte marrë nga një person në Tiranë, por që nuk e dinte identitetin dhe kishte pranuar ta dorëzonte në Angli sipas koordinatave që ai i kishte dhënë.

Për kushëririn e tij, djalin e tezes 39 vjeçari ka thënë se nuk ka lidhje me drogën. Sipas Arjan Doçit, Mentor Çunin e kishte marrë me vete vetëm për ta ndihmuar për të shkarkuar mallrat në Itali. Furgoni i linjës “Bledi Trans” shërbente vetëm për të dërguar mallra nga Shqipëria në Angli dhe anasjelltas.

“Kokainën ma dha një person në Tiranë që nuk u identifikua. Pagoi paratë për transportin dhe më dha koordinatat se ku do ta çoja. Atje më tha se më priste një person që do më gjente paratë. Këtë intinerar kemi disa vite që e bëjmë, por kjo është hera e parë që mora përsipër të transportoja drogë.

Pasi e ngarkuam në Tiranë, mora kushëririn (djalin e tezes) me vete për të më ndihmuar gjatë rrugës. Fillimisht do shkarkonim disa pako në Itali, gjëra që familjarët u kishin dërguar të afërmve të tyre dhe më pas do vijonim udhëtimin drejt Anglisë.

Sa i përket drogës, nuk ua di emrat as atij që ma dha dhe as atij që e priste. Vetëm koordinatat.

Thjesht mora përsipër ta transportoja. Me shpresën se nuk do më kapnin gjatë rrugës. Mentori s’ka lidhje fare pasi është thjesht punëtor dhe s’kishte dijeni për kokainën”,është shprehur para hetuesve Arjan Doçi, shoferi i furgonit ku u gjetën pakot e kokainës.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi Arjan Doçi.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit si skaneri, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim 7 pako të mbështjella me natriban.

Nga hapja e tyre, ka rezultuar se brenda pakove kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Lajmet Trafik kokaine me “Bledi Trans”/ “Hera e parë që mora drogë”, shoferi i furgonit para hetuesve: S’e njoh atë që më dha porosinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>