Trafik kilometrik te autostrada e re Thumanë-Kashar, shkak sportelet e pagesës

Pas skandalit të mëngjesit të sotëm me trafikun kilometrik nga aksi Thumanë-Kashar, mësohet se është hequr përkohësisht pagesa në autostradë.

Dy sportelet e hapura nuk përballonin dot fluksin e automjeteve pasi pagesa e tarifës në to krijonte radhë të gjata makinash në autostradë duke bllokuar kështu qarkullimin.

Rrugët e reja që “shiten” si sukses i qeverisë Rama, që mbi të gjitha qytetarët po paguajnë dhe jo pak por 270 lekë, po u “nxijnë jetën” shqiptarëve.

Radha e mjeteve e krijuar mëngjesin e sotëm i kalonte 10 kilometra dhe fillonte nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit, deri pranë fshatit Larushk.

Lajmet Trafik kilometrik te autostrada e re Thumanë-Kashar, shkak sportelet e pagesës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>