​Totti thyen heshtjen pasi Roma shkarkoi De Rossin

Legjenda e Romës, Francesco Totti këmbëngul se nuk ka probleme me Daniele De Rossi dhe shpreson që Ivan Juric të vazhdojë në një rrugë të suksesshme në “Stadio Olimpico”. Ish-sulmuesi i Romës dhe Italisë, Totti publikoi intervistën e parë që kur Roma shkarkoi ish-bashkëlojtarin e tij Daniele De Rossi, duke punësuar në vend të tij Juric.

Ish- trajneri i Torinos është i pamposhtur në tre ndeshjet hapëse në krye të “Giallorossëve”, përcjellë KosovaPress.

“Le të themi se ai filloi me këmbën e djathtë. Dy fitore dhe një barazim”, tha Totti për “Sky Sport Italia” të martën. “Ne të gjithë e dimë se Roma është një vend i nevojshëm. Shpresoj se ai mund të marrë një rrugë të mirë në Serie A dhe Evropë”, shtoi Totti.

Vetëm pak ditë përpara se pronarët e Romës të shkarkonin efektivisht ish-mesfushorin, Totti e kishte paralajmëruar De Rossin se klubi mund ta trajtonte atë si José Mourinho.

“Kam folur me të si më parë. Ne nuk flasim vetëm për futbollin; flasim edhe për jetën private. Dikush ka përforcuar gjithçka, duke thënë se kishte probleme mes meje dhe atij gjatë kohës së tij në stolin e Romës. Përkundrazi, mendoj se jemi dy miq dhe flasim shpesh. Dikush spekuloi se ai tha disa gjëra për mua brenda Trigoria, por nuk ishte e vërtetë. Ne po flisnim për gjëra të tjera, jo për Romën.”

Ndeshja e radhës e Romës është kundër IF Elfsborg në Europa League të enjten më 3 tetor. Ata do të vizitojnë Monzën e Alessandro Nesta më 6 tetor në ndeshjen e fundit të Serisë A para pushimit të tetorit.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>