Tottenham fiton trofeun e Ligës Evropa

Finalja angleze e Ligës Evropa ka përfunduar me Tottenham kampion dhe pjesëmarrës në edicionin e ardhshëm të garave në Ligën e Kampionëve.
Një gol i shënuar nga Johnson në pjesën e parë në Bilbao vendosi fatin e kësaj finaleje luftarake.
Tottenham dhe Manchester United, aktualisht renditen në vendin e 17-të dhe të 16-të në tabelën e Premier Ligës.
Ky është trofeu i parë për londinezët këtë sezon dhe të sigurojnë kështu një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.