Tjetër rast i rëndë! Mbante të kyçur gruan, e dhunonte dhe e mbikëqyrte me kamera, arrestohet 34-vjeçari në Kamëz

Një tjetër rast i rëndë dhune në familjeje ka ndodhur në Tiranë. Një 34-vjeçar mbyllte gruan e tij në banesë dhe kishte instaluar kamera për ta vëzhguar. Madje i ushtronte edhe dhunë fizike.

Siç shihet në këtë foto, dallohen tre kamera të instaluara brenda në banesë me të cilat vëzhgonte gruan. 34-vjeçari është arrestuar nga policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Lajmet Tjetër rast i rëndë! Mbante të kyçur gruan, e dhunonte dhe e mbikëqyrte me kamera, arrestohet 34-vjeçari në Kamëz >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>