Tjetër ngjarje e rëndë/ Djali vret nënën me thikë në Lezhë. Autori me probleme mendore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Lezhë ku djali ka vrarë nënën e tij me thikë. Mësohet se autori Arsen Dani, 62 vjeç është vënë në pranga.

Ai ka qëlluar me thikë nënën e tij nënën e tij, Gjylije Dani, 88 vjeçe duke i marrë jetën në vend. Policia bën të ditur se 62-vjeçari autori i krimit dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Lajmet Tjetër ngjarje e rëndë/ Djali vret nënën me thikë në Lezhë. Autori me probleme mendore >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>