Tirana mbetet pa njërin lojtar, shkak – pasaporta e Kosovës

Skuadra e Tiranës do duhet të bëjë pa mbrojtësin Qëndrim Ismajli.

Futbollisti i afruar gjatë merkatos së verës tek bardheblutë nuk ka mundur që të udhëtojë drejt Gjerogjisë për ndeshjen e parë që kryeqytetasit kanë me Torpedo Kutaisi.

Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën dhe duke qenë se Ismajli ka vetëm pasaportë kosovare, nuk është lejuar të udhëtojë drejt shtetit gjeorgjian.

Dokumentacioni i paraqitur për lojtarin nuk ka qenë i mjaftueshëm që të kalonte për të udhëtuar me skuadrën e në të tilla rrethana, trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë një lojtarë më pak për ndeshjen e parë me Torpedo Kutaisi.

Kjo nuk është hera e parë që skuadrat shqiptare përballen me probleme të tilla, ku lojtarëve nga Kosova ose vendet e huaja nuk lejohen të udhëtojnë në shtete të ndryshme.

Tirana e luan të enjten ndeshjen e saj të parë në Ligën e Konferencës në orën 19:00 në Kutaisi, ndërsa sfida e kthimit do të luhet pas një jave, por mbetet për t’u caktuar se ku do të zhvillohet pasi “Air Albania” ka fushën e dëmtuar, ndërsa “Selman Stërmasi” është prej kohësh jo funksional.

Lajmet Tirana mbetet pa njërin lojtar, shkak – pasaporta e Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>