Tifozi argjentinas vdiq derisa festonte triumfin në Kupën e Botës, zbulohen detaje tronditëse

Kombëtarja e Argjentinës e ka fituar Kupën e Botës pas një triumfi spektakolar ndaj Francës vetëm pas penalltive.

Kështu, Leo Messi realizoi ëndrrën e tij duke fituar botërorin, të cilin nuk e kishte fituar më herët, shkruan FrontOnline.

Por, gjatë festimeve, disa tifozë vdiqën.

Një lajm i tmerrshëm vjen nga kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, ku një tifoz mbyti veten me një flamur teksa festonte triumfin e Argjentinës.

Tifozi ishte një 22-vjeçar, i identifikuar si Sebastian Oscar Maciel.

Ai ishte përplasur në tokë me një motoçikletë, derisa kur u rrëzua, nuk mund të shpëtonte pasi flamuri i pengoi rrjedhën e oksigjenit.

Ndryshe, gati një milion njerëz u mblodhën në sheshin qëndror të Buenos Aires për ta festuar këtë triumf historik

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!