Tifozët e Maqedonisë u bashkuan në Vaduz, 59 minuta në kujtim të 59 viktimave të tragjedisë së Koçanit

Nuk kishte as daulle, as këngë, as piroteknikë… Tifozët në tribunat e stadiumin Rajnpark në Vaduz në ndeshjen kualifikuese mes Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë u ngritën në këmbë në minutën e 59-të. Ata kënduan në nderim të viktimave të tragjedisë së tmerrshme që ndodhi në diskotekën Puls.

Kishte tifozë nga kudo. Nga Zvicra, Austria, Gjermania dhe Franca. Ata erdhën edhe nga Maqedonia për të mbështetur ndeshjen më të trishtuar që ka luajtur ndonjëherë përfaqësuesja e futbollit. Gjithçka ishte në shenjë të Koçanit.

Ndeshjen e fituan futbollistët në fushë 0-3. Ata sollën të paktën pak gëzim në këto momente të trishtuara për Maqedoninë. Trajkovski në minutën e shtatë, Musliu në minutën e 42-të dhe në fund Miovski në minutën e 84-të për një triumf bindës në startin e kualifikimeve.

Nuk kishte rëndësi sa fituam, vetëm t’i marrim tri pikët, tha trajneri Blagoja Milevski pas ndeshjes.

“U uroj lojtarëve, para së gjithash për shkak të rrethanave para ndeshjes dhe gjithë asaj që ndodhi në Koçan, që mblodhën forcat dhe treguan karakter për ta luajtur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha seleksionuesi Bllagoja Milevski.

Gjatë stërvitjes, futbollistët e Maqedonisë veshën fanella të zeza për nder të Koçanit dhe luajtën me fanella të errëta në kujtim të tragjedisë së tmerrshme të 16 marsit.

“Jeta është një mister, nuk e dimë kurrë se çfarë do të na ndodhë nesër, është më mirë t’i shijojmë këto momente sa jemi mirë, gjallë dhe shëndoshë. Le të përpiqemi të ndihmojmë secilin prej nesh, më të afërmin tonë, dhe në këtë vendin tonë të vogël, të japim më shumë dashuri dhe mbështetje”, u shpreh Enis Bardhi – lojtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker