Thirrja e Zelensky për vendet e Ballkanit: Na duhen municione për të luftuar Putin, kemi 500 kompani por nuk mjaftojnë

Volodymyr Zelensky në fjalën e tij gjatë punimeve të Samitit për Ukrainën në Tiranë u shpreh se mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit në BE dhe propozoi një forum të posaçëm të mbrojtjes mes Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit.

Zelenksy kishte një thirrje të drejtpërdrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor duke kërkuar prej të cilave në formën e ndihmës municione për t’iu përgjigjur agresionit ushtarak rus.

“Gjatë gjithë kësaj lufte, ne kemi treguar kemi vërtetuar që është e mundur t’i bësh ballë një armiku që duket se është një nga më të fuqishmit në botë. Pra çdo komb mund t’ja dalë mbanë me mbrojtje dhe të fitojë kur kombet e ndryshme bashkëpunojnë dhe njerëzit e tyre rezistojnë. Dhe ne propozojmë që të gërshetojmë këto përpjekje tona dhe t’i fuqizojmë ato.

Kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë në fusha të ndryshme. Por nuk mjafton kjo të fitojmë mbi Putinin. Ne shikojmë probleme edhe në ofertën për sa i përket municioneve të cilat ndikojnë kapacitetin tonë në fushat e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve bashkë me ju dhe me partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë sonë do të prezantojë të gjitha detajet. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për sigurinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo një nga kryeqytetet tuaja”, u shpreh Zelensky.

Ai paralajmëroi se presidenti rus ka në plan të trazojë si rajonin e Ballkanit ashtu edhe Europën.

Tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjekë Europa në brezat e ardhshëm. Putini, gjithçka që ai bën është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çfarë duhet të bëjnë kombet. E rëndësishme për shtetet tona të lira që regjimi i Putinit të humbasë. Vizioni ynë për Europën bazohet tek parimi i dinjitetit. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të“, tha Zelensky.

Presidenti i Ukrainës falenderoi Shqipërinë për mbështetjen.

“Falenderoj Ramën për mbështetjen tuja personale dhe kombëtare. Është hera e dytë që takohemi në një format të tillë, i pari në Athinë. Vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të diskutuar si mund të fuqizojmë të gjithë Europën”, vijoi ai.

Zelensky ftoi të gjithë të merrni pjesë në samitin e parë global të paqes në nivel udhëheqësish që do të mbahet në Zvicër.

Lajmet Thirrja e Zelensky për vendet e Ballkanit: Na duhen municione për të luftuar Putin, kemi 500 kompani por nuk mjaftojnë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>