Theu hundën gjatë sfidës me Austrinë, Franca merr vendimin për Mbappe

Kylian Mbappe trembi Francën, me “gjelin” më të famshëm që doli nga fusha i gjakosur pasi theu hundën.

Ndryshe nga se mendohej, Mbappe jo vetëm që nuk do të mungojë, por pritet të vihet shumë shpejt në dispozicion të trajnerit Deschamps pasi ylli francez nuk do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, por do të zbres në fushë me një maskë.

Për të bërë publik këtë lajm ka menduar Federata France e Futbollit:

“Kylian ka pësuar një frakturë në hundë. Është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Do të marrë trajtimet e duhura, por nuk do të operohet menjëherë, do t’i vendoset një maskë për t’i dhënë mundësinë që të zbres në fushë”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Franceze.

Edhe vetë ylli francez reagoi në profilin e tij zyrtar në Instagram duke i kërkuar ndjekësve të tij në këshillë se çfarë maske mund të përdorë.

Lajmet Theu hundën gjatë sfidës me Austrinë, Franca merr vendimin për Mbappe >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>