The Victor në bashkëpunim me këngëtaren me famë botërore

Artisti shqiptar The Victor , i cili tash e disa kohë është pjesë e muzikës ka lansuar së fundmi një këngë në bashkëpunim me këngëtaren me famë botërore INNA.
Kënga titullohet “Dance Alone” dhe është publikuar gjatë ditës së djeshme me një përzierje të zhanreve deep house dhe pop/dance.
“Dance Alone” është shkruar nga Alex Cotoi, Elena Alexandra Apostoleanu (INNA), Marcel Botezan, Sebastian Barac dhe Wayne Hector ndërsa është prodhuar nga Marcel Botezan, Sebastian Barac dhe Alex Cotoi.
Hitit i ri nga INNA dhe The Victor, është në dispozicion për t’u shkarkuar dhe për t’u ndëgjuar, në të gjitha platformat.
The Victor më parë ka pasur edhe një bashkëpunim me këngëtaren Rina Balaj e titulluar “Ça je”, dhe disa hite të tjera solo. /21Media