Thaqi shpjegon  arsyen e humbjes së Dritës

Drita nuk e ka nisur mirë stinorin pranveror, pasi sot ka pësuar humbje në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat 0:1.

Pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Arsim Thaqi ka thënë se skuadrës së tij i mungoi fati, pasi krijuan shumë raste shënimi.

“Në këto kushte e këto rrethana, edhe futbolli është kësisoj. Kushtet ishin të vështirësuara, nuk na lejuan të ishim ata që jemi në të vërtetë”.

“Trepça ’89 e shfrytëzoi një moment dhe shënoi gol. Ne krijuam shumë raste dhe futbolli i sjellë edhe këto gjëra. Është ndeshja e parë, dhe në ndeshjet e para nuk ka favorit”.

“I jap komplimente Trepçës ’89 për përgatitjen e fushës pasi kishte bërë maksimumin. Fusha ishte jo e nivelit më të lartë, por kjo nuk është arsyeja që pësuam në këtë ndeshje”.

“Na mungoi fati, kur topi ishte deri në vijën e portës. Momenti vendimtar ishte goli që pësuam. Ne bëmë përpjekje maksimale, por tani duhet të mendojmë për ndeshjet tjera”, theksoi Thaqi pas ndeshjes.

Pas kësaj humbjeje, Drita gjendet në pozitën e dytë me 38 pikë, tri më pak se Ballkani që kryeson renditjen.

Lajmet Thaqi shpjegon  arsyen e humbjes së Dritës >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!