Thaçi: LVV nuk ka kandidat tjetër përpos Haxhiut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Halil Thaçi në emisionin Click të RTV21 lidhur me kërkesën e opozitës për ta ndërruar Lëvizja Vetëvendosje emrin për kandidate për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se nuk i takon një subjekti politik të kërkojë një kandidat tjetër.
Teksa shton se edhe nëse nesër do të ndërrohej kandidati, sipas tij opozita nuk do ta votonte edhe kandidatin tjetër pas Haxhiut.
“Ne sigurisht që kemi vendosur dhe kryesia e LVV-së ka vendosur që kandidate të jetë Albulena Haxhiu, nuk i takon një subjekti tjetër të kërkojë një kandidat tjetër. Kjo është vetëm një arsyje për të mos e votu dhe për t’i blloku institucionet e Republikës së Kosovës, asgjë më shumë. Unë nuk mendoj që nesër të ndërrojmë kandidatin, nëse ata vazhdojnë të bllokojnë institucionet nuk mendoj që do ta votojnë edhe kandidatin tjëtër që ne mundemi ta propozojmë. Nuk ka kandidat tjetër, por ne nuk hymë në këto lojëra”,tha ai. /21Media