Teuta Haxhijaj ka një lutje: Oj gra, amani ju koftë, kur t’shkoni me aeroplan në Kosovë merrni edhe baballarët e fëmijëve me veti!
Oj gra, amani ju koftë, kur t’shkoni me aeroplan në Kosovë merrni edhe baballarët e fëmijëve me veti! Merrni motër se na tranutë me thmi që gjithë fluturimin kajnë e bërtasin tu i lypë babat e vet.
Gati gjithmonë kur te bej check-in e lus punëtoren aty mos me ma qitë ulësen ku ka thmi te vegjël. Sot nuk i thash, sot m’ra hise një nanë me një djalë te vogël diku 4 vjeçar qe nuk diti m’i ra guha n’gojë tu e kajtë per babin dhe me një çikë disa muajshe që, zakonisht, merr vaj nga dhimbjet e veshëve për shkak te shtypjes së ajrit.
Me lexu gjatë fluturimit nuk ekzistonte asnjë mundësi, me fjetë hiç se hiç. Hajt thash po mundohem me u marrë pak me djalin, ndoshta qetesohet pak.
– A don me ta kallxu një përrallë?- U ndal për pak sekonda, m’kqyri çuditshëm për me vazhdu me kajtë edhe ma t’madhe.
– A don me dale knej kah dritarja? Qy retë sa mire…- ende pa e përfundu fjalinë, vazhdoi me “s’duuuu, du te babiiiiii…” tu e kapë nanën e vet e cila nuk e qetësonte dot nga vaji çikën e vogël. Nana e re dukej komplet e mbingarkuar nga situata me dy fëmijë të vegjel, me çantë, me shishe te bebes, e me vetën e vet. 

– Po kah je nisë keshtu, oj motër, a e ki naj rast urgjent në Kosovë a çka?
– Oo e kam nje fejesë te ata t’mitë e po shkoj.
– Pse se merrshe edhe babën e thmive me veti?
– S’pat pushim valla, nuk e l’shoj shefi se kanë shumë punë qitash… Me pas ditë që bejne thmija k’shtu, nuk isha nisë hiç. Edhe m’thojke burri hiç mos shko se vetëm me dy thmi osht’ zor…-tha tu ja dhanë djalit telefonin të cilin ai e gjuajti poshtë për me vazhdu me kajtë.
– Paj m’i nigu burrat kajhere nuk ish kanë keq bre se nuk e kanë tanaheret gabim qysh po mendoni ju. 

Çdo perpjekje e jemja me qetësu djalin e vogël, ishte e kotë. Dhe dyqysh fillova me bashkëndje me krejt edukatoret, mësueset, pediadrët… dhe nervat e tyne. Hiç nuk e kanë lehtë, le që merren me thmi por edhe me prindër të tyne.
Lajmet Teuta Haxhijaj ka një lutje: Oj gra, amani ju koftë, kur t’shkoni me aeroplan në Kosovë merrni edhe baballarët e fëmijëve me veti! >> Rahoveci INFO.