Testi i radhës për kombëtaren në sfidën me Kroacinë, priten disa ndryshime në ekip

Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024.

Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku.

Edhe pse dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe fqinje, asnjëherë nuk ka pasur një ndeshje mes tyre.

Ky duel për të dyja ekipet shihet si një finale, pasi Shqipëria dhe Kroacia kanë o pikë dhe janë të fundit në renditjen e Grupit B të EURO 2024.

Rezultatet e kësaj përballje do të vendosin rrugëtimin europian të dy ekipeve, të cilat kërkojnë 3 pikëshin me shpresën për të kaluar grupin.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg dhe do të gjykojë një francez, François Letexier.

Kuqezinjtë zhvilluan dje stërvitjen e fundit dhe sot janë gati për të zbritur në tapetin e blertë, me gjendjen e Asanit që është përmirësuar.

UEFA thotë se trajneri i kuqezinjve pritet që të bëjë 3 ndryshime në formacion.

Sipas UEFA, në fushë nuk do të zbresë Elseid Hysaj, i cili është kritikuar gjerësisht në rrjet për uljen e kokës pasi Italia shënoi golin e dytë.

Ai sipas UEFA-s mund të zëvendësohet me Balliun.

Risi pritet të jetë edhe sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Seferit dhe Ismajli në vend të Ajetit.

Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë është me Spanjën më datë 24 qershor, ndërsa në përballjen me Italinë humbi me rezultatin 1-2.

Formacionet e mundshme:

Kroacia: Livaković; Stanishiq, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriq, Kovaçiq; Pashaliq, Majer, Kramariq; Petkoviq

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja

Lajmet Testi i radhës për kombëtaren në sfidën me Kroacinë, priten disa ndryshime në ekip >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>