Tërnava i pret në BIK Kurtin e Osmanin, krerët e shtetit i urojnë besimtarët myslimanë

Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar pritjen tradicionale për liderët shtetërorë me rastin e Fitër Bajramit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ajo ka uruar besimtarët në këtë ditë feste.

Ajo ka përmendur rolin e BIK-ut, që ka luajtur në kohë të rëndësishme për Kosovën.

Osmani e ka falënderuar BIK-un për përkrahjen që ka dhënë për familjet në nevojë.

Kurti kujton hoxhallarët e rënë në luftë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar 37 hoxhallarë të cilët ranë si dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë, në ditën e Fitër Bajramit.

Pas pritjes tradicionale në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), Kurti përpara mediave e ka falënderuar BIK-un për kontributin dhe bashkëpunimin.

“Iu dëshiroj Bajram të gëzuar, në paqe e me begati. E falënderoj BIK-un për rolin, kontributin dhe bashkëpunimin. Muaji i Ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidaritetit. E dimë nga historia që solidariteti dhe sakrifica janë mirësi që sjellin mbarësi. Në këtë pranverë, për çdo ditë po përkujtojmë përvjetor mbi masakrat e kryera mbi popullin tonë, por njëkohësisht kujtojmë 37 hoxhallarët të cilët janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit”, ka thënë Kurti.

Lajmet Tërnava i pret në BIK Kurtin e Osmanin, krerët e shtetit i urojnë besimtarët myslimanë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>