Tërhiqet Vuçiç: Nuk e shpalla okupimin e Kosovës pasi do nënkuptonte njohjen e pavarësisë (7 kërkesa për Prishtinën)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk kanë marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi sipas tij, ekspertët juridikë ishin kundër.

Vuçiq tha se me shpalljen e okupimit për Kosovën, do të nënkuptonte njohje të territorit të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Kjo do të thoshte se ne e njohim territorin e Kosovës si territor të një shteti tjetër, kurse grupet e armatosura të shqiptarëve do t’i njihej statusi i forcave legale të armatosura, kurse ne nuk do t’ua japim legalitetin ligjor apo legjitimitetin, sepse nuk e kanë, kjo është dhunë e pastër shqiptare dhe dhunë e këshilltarëve të tyre perëndimorë”, tha ai.

Ai më herët paraqiti shtatë kërkesa ndaj Kosovës, ku ndër të tjera kërkoi zgjedhje të lira në veri të Kosovës, kthimin e serbëve në polici e gjyqësi, krijimin e Asociacionit e largimin e Njësisë Speciale nga veriu.

Lajmet Tërhiqet Vuçiç: Nuk e shpalla okupimin e Kosovës pasi do nënkuptonte njohjen e pavarësisë (7 kërkesa për Prishtinën) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>