Tentoi t’i futej me zor në banesë e më pas e rrahu, ferizajasi arrestohet për dhunë ndaj 22-vjeçares

Konfliktet e zënkat mes çifteve në të shumtën e rasteve përfundojnë me dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë dhe vajzat të cilat përjetojnë dhunë nga partnerët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes duke bërë kështu që numri i rasteve të dhunës në familje të kap shifra alarmante.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 22-vjeçare.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte tentuar që me dhunë të futet në banesën e viktimës, por pasi ka hasur në rezistencë ka shpërthyer në dhunë fizike ndaj saj, duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e lëndimeve të marra, e reja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Lëndim trupor’ dhe ‘Dhunë në familje’ dhe ai është dërguar në mbajtje.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!