Tentoi të kalojë në Rinas 36 mijë paund të padeklaruara, vihet nën hetim gruaja
Policia Kufitare ka vënë nën hetim një 47-vjeçare për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Kjo shtetase tentoi të fuste në Shqipëri, rreth 36 000 paunde, pa i deklaruar.
Shuma e parave është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases me shtetësi shqiptare dhe angleze, ku u gjetën rreth 36 000 paunde, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për 47 vjeçaren. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lajmet Tentoi të kalojë në Rinas 36 mijë paund të padeklaruara, vihet nën hetim gruaja >> Rahoveci INFO.