Tensionet në Kuvend, Spiropali shtyn seancën për të hënën!

Pas tensioneve dhe përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës ditën e sotme, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që të shtyjë seancën plenare për ditën e hënë në orën 10:00.

Spiropali: Informohem nga shërbimet e Kuvendit se kartat e deputetëve janë marrë nga vendet e tyre. Për shkak të situatës së krijuar, akteve të dhunës së përsëritura dhe të tjera problemeve të rënda të mbarëvajtjes së seancës për shkak të dhunës së ushtruar, kjo seancë shtyhet për të hënë në orën 10:00. Uroj shumë që të hënën në 10:00 të vini me mend të tjera dhe të respektoni qytetarët që na kane votuar dhe t’i kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimeve siç na takon.

Në seancën e sotme plenare pritej votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Por mesa duket deputetët nuk arritën të gjenin dakordësinë mes tyre për të vijuar diskutimet normale.

Seanca u ndërpre disa herë. Deputeti Petrit Doda iu afrua Foltores teksa ishte duke folur ministri Taulant Balla dhe tentoi që ta godiste me një mikrofon të shkulur.

Më vonë, përplasje pati mes demokratit Flamur Noka dhe ministrit Taulant Balla. Edhe pse i rrethuar nga Garda, Noka mori një shishe uji dhe e hodhi në drejtim të Taulant Ballës. Spiropali ndërpreu seancën.

Demokratët përfituan nga pushimi dhe u morën kartat e votimit deputetëve socialistë. Në këto kushte kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e senacës për ditën e hënë në orën 10.00.

Në qendër të debateve ka qenë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe çështje të tjera të ditës./vizionplus.tv


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker