Tensionet në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për 7 deputetë, Bardhi: S’do njohim vendime arbitrare!

Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për 7 deputetë mbështetës të opozitës të cilët në seancën e 30 tetorit 2023, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit.

Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit socialist Vullnet Sinaj dhe deputetit të PD, Bledion Nallbati.

Komisioni i Etikës do të mblidhet në orën 15:30 për të shqyrtuar kërkesën e opozitës. Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Gazment Bardhi njoftoi se do marrin pjesë, por nuk njohin asnjë vendim arbitrar.

“Ne nuk njohim asnjë vendim përjashtimi, shenjë arrogance ndaj deputetëve të opozitës”, tha Bardhi.

Deputetët socialistë e quajnë “një situate të paprecedentë” dhe kërkojnë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve të opozitës.

Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve

  1. Gazmend Bardhi
  2. Bledion Nallbati
  3. Flamur Noka,
  4. Edi Paloka,
  5. Albana Vokshi,
  6. Saimir Korreshi
  7. Lefter Geshtenja
    Në letrën e tyre renditen dhe veprimet që deputetët kryen gjatë seancës për të mbështetur kërkesën e tyre për masë disiplinore
  • Deputetët Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi penguan zhvillimin normal të seancës plenare që në nisje të saj duke zaptuar foltoren, si dhe duke mos lejuar diskutantët e regjistruar të mbanin fjalën e tyre.

Deputeti Flamur Noka nuk lejoi asnjë deputet të regjistruar të mbante fjalën duke i’u afruar e penguar gjatë diskutimit. Gjithashtu deputeti Noka i hoqi kartën nga pajisja deputetit Ismet Beqiraj duke mos e lejuar që të përfundonte fjalën.

Deputeti Gazmend Bardhi përveç veprimeve të mësipërme tentoi të godiste Kryetaren e Kuvendit me shishen ujit e cila ishte në foltore. Gjithashtu deputeti Bardhi gjatë kohës që deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu u ngrit për të mbajtur fjalën e saj, ai i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr kështu të drejtën për të folur.

Deputeti Edi Paloka pengoi deputetët e Partisë Socialiste të mbanin fjalën e tyre, u bë pjesë e konfliktit mes deputetëve Nallbati dhe Sinaj duke debatuar, si dhe gjatë kohës që deputeti Bujar Çela po fliste i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr të drejtën e fjalës.

Deputetja Albana Vokshi pengoi gjatë gjithë kohës zhvillimin normal të seancës plenare, si dhe gjatë kohës që deputeti Fadil Nasufi mori fjalën i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke mos e lejuar të fliste.

Deputetët Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja penguan zhvillimin normal të seancës duke bllokuar foltoren.

Me shkresën që mban datën 31 tetor 2023, 13 deputetë socialistë i kërkojnë kryetares së Kuvendit të mbledhë Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.

Deputetët socialistë që kanë firmosur janë

  1. Ilir Metaj
  2. Bujar Çela
  3. Gerta Duraku
  4. Eslemvera Zake
  5. Pranvera Resulaj
  6. Ilirjan Pendavinji
  7. Antoneta Dhima
  8. Eduard Shalsi
  9. Bledar Çuçi
  10. Ilir Topi
  11. Toni Gogu
  12. Shpresa Marnoj
  13. Bardhyl Kollçaku

Lajmet Tensionet në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për 7 deputetë, Bardhi: S’do njohim vendime arbitrare! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>