Tensionet me Kosovën dhe lidhjet me Rusinë, Franca kushëzon shitjen e avonëve francez Serbisë

Mediat franceze raportojnë se Franca do të stopojë shitjen e aeroplanëve ushtarak Serbisë.

Rrjeti i njohur televiziv francez BFM TV ka raportuar se Franca i ka vënë kushte Serbisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë dye se ky vendim vjen pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç foli për një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Francës që që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale në vlerë prej mbi 3 miliard euro.

Sipas këtij mediumi prodhuesi francez i këtyre avionëve Dassault Aviation, aktualisht po refuzon të diskutojë për një shitje të mundshme të avionëve në Serbi.

Franca synon të marrë konfirmime mbi zhvillimet politike në Serbi përpara se të vulosë blerjen.

“Një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin e mbrojtjes ekziston që nga viti 2011 dhe u ringjall nga viti 2019. Një bashkëpunim që nuk është për shijen e të gjithëve. Ndër kushtet e kërkuara, presidenti francez përmendi edhe nevojën për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet me Kosovën. Ndërsa Serbia e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, ajo nuk është rreshtuar me sanksionet perëndimore”, shkruan mediumi.

Nga viti 2012 deri në vitin 2023, buxheti ushtarak serb u trefishua, duke arritur në 1.4 miliardë euro.
Mes 2014 dhe 2023, Serbia shpenzoi 2.67 miliardë euro për blerjet e armëve – veçanërisht për të blerë sistemin kinez kundërajror FK-3, helikopterët rusë Mi-17 dhe Mi-35, si dhe sistemin rus të mbrojtjes ajrore, Pantsir. Afërsia e kreut të shtetit serb me homologun e tij rus Vladimir Putin përbën një problem për Parisin.

Mbi të gjitha, blerjet nga Rusia dhe Kina nuk kanë të ndalur që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022. Në shkurt, presidenti serb prezantoi me krenari blerjet e tij të fundit: Russian Repellents, një sistem anti-dronë, si dhe dronët kinezë. Ai gjithashtu premtoi se do të vinte në prodhim një dron shpërthyes të prodhuar në Serbi deri në fund të vitit 2024.

“Republika e Serbisë blen armë dhe pajisje ushtarake nga Lindja dhe Perëndimi,” shpjegoi Ministria serbe e Mbrojtjes në mars në përgjigje të një pyetjeje nga AFP për blerjet e saj nga Rusia dhe Kina, “duke zgjedhur ato karakteristikat e të cilëve do të të përmirësojë aftësitë e forcave të armatosura serbe”.

Franca prej disa kohësh është angazhuar për të intensifikuar bashkëpunimin e saj në mbrojtje me Serbinë. Një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunimin e mbrojtjes ekziston që nga viti 2011 dhe u ringjall nga viti 2019. Një bashkëpunim që nuk është për shijen e të gjithëve.

“Do të ishte qesharake për Parisin, nga njëra anë të përmendej dërgimi i trupave në Ukrainë dhe nga ana tjetër t’i shesë një armë jashtëzakonisht të sofistikuar njërit prej aleatëve më të afërt të Rusisë,” thotë Jasmin, studiues i shkencave politike. Shitja e Rafale këtij aleati të Moskës “do të ishte shqetësuese sepse do të lejonte rrjedhjen e informacionit në Kinë dhe Rusi”, beson ai.

Sipas letrës së bardhë të Mbrojtjes së Serbisë, botuar në vitin 2023, “sfida më e madhe e sigurisë” për Beogradin është në anën tjetër të kufirit me Kosovën , një ish krahinë që u bë e pavarur në fund të një lufte të përgjakshme me mbi 13,000 të vdekur.

Ndër kushtet e kërkuara, presidenti francez përmendi edhe nevojën për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet me Kosovën.
Megjithatë, nëse shitja e Rafale ndodh, “mund të shihni avionë luftarakë francezë të përdorur për të frikësuar Kosovën, këta avionë mund të përdoren kundër vendeve fqinje”, paralajmëron Jasmin Mujanoviç.

Avioni Rafale, i cili hyri në shërbim në 2004 dhe synohet të fluturojë deri në vitet 2060, është maja e shtizës së eksportit të industrisë franceze të mbrojtjes. Shtatë vende kanë këtë model të aeroplanëve ose kanë lidhur marrëveshje tregtare për t’i blerë ato: Egjipti, Katari, India, Greqia, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kroacia.

Lajmet Tensionet me Kosovën dhe lidhjet me Rusinë, Franca kushëzon shitjen e avonëve francez Serbisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>