Tensione para Kryesisë së Kuvendit, deputetët e opozitës nuk lejohen të hyjnë, Flamur Noka kalon mbi kangjella
Momente tensioni para Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në godinë, por janë penguar nga Garda e Republikës.
Deputetët e opozitës, të cilat janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, nuk u lejuan të futen brenda godinës së kryesisë, për të marrë pjesë në komisionet parlamentare.
Kjo ka shkaktuar tensione dhe përplasje me efektivët e Gardës së Republikës, të cilët kanë bllokuar derën.
Ky shënon një skandal të paprecedent, pasi nuk lejohet as hyrja e deputetëve në zyrat e tyre dhe as mbledhja e grupit parlamentar.
Flamur Noka arriti të kapërcente kangjellat dhe të futej brenda kryesisë, përpjekje bëri edhe Saimir Korreshi.
Lajmet Tensione para Kryesisë së Kuvendit, deputetët e opozitës nuk lejohen të hyjnë, Flamur Noka kalon mbi kangjella >> Rahoveci INFO.