Tensione e përplasje në Kuvendin e Shqipërisë

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur edhe fizikisht gjatë seancës së sotme plenare.
Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ishte duke folur për zgjedhjet e 11 majit, kur deputetët opozitarë rrethuan Foltoren duke sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Gardës. Deputeti Petrit Doda shkuli një mikrofon dhe tentoi disa herë që të godiste ministrin Balla.
Gardistët e rreshtuar e penguan, kurse Spiropali tërhiqte vëmendjen që të lejohej mbajtja e fjalës. Balla u kujtoi kolegëve opozitarë se çfarë përfaqësonin dhe se Diaspora do i votonte kundër më 11 Maj.
Më pas një sherr tjetër, mes Nokës dhe Ballës detyroi Spiropalin që të ndërpriste seancën. Flamur Boka, edhe pse i rrethuar nga Garda arriti që të merrte një shishe uji dhe ta hidhte atë në drejtim të Ballës, teksa ky i fundit e quajti “i çmendur”./vizionplus.tv