Temperaturat për ditën e sotme

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Gjatë orëve të vona pritet të ketë reshje shiu të cilat më të theksuara priten të jenë në veriperëndim të Dukagjinit, derisa në pjesë tjera të territorit do të ketë më pak reshje.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.
Lajmet Temperaturat për ditën e sotme >> Rahoveci INFO.