Temperaturat e larta në vend / Shpëtimi Malor i Kosovës del me një apel për bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve

Si pasojë e temperaturave të larta, Shpëtimi Malor i Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve.

Në njoftimin e tyre në “Facebook” thuhet që ta evitojnë ekspozimin në diell.

“Ditëve të fundit dhe në vazhdim mbi vendin tonë mbizotëron një gjendje jo normale e temperaturave të larta. Ju lutem zgjedhni me kujdes aktivitetet e juaja bjeshkatare duke evituar ekspozimin në diell”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur bjeshkatarë, dhe vizitorë të maleve!

Ditëve të fundit dhe në vazhdim mbi vendin tonë mbizotëron një gjendje jo normale e temperaturave të larta.

Ju lutem zgjedhni me kujdes aktivitetet e juaja bjeshkatare duke evituar ekspozimin në diell.

Merrni lëngje të mjaftueshme dhe hidratoni trupin tuaj para, gjatë dhe pas aktiviteve në bjeshkë, duke e shoqëruar me minerale të nevojshme.

Planifikoni shtigjet ku mund të furnizoheni me ujë si dhe keni veshmbathje të duhura në përshtatje me temperaturat: të lehta, me veti ajrosje dhe nuanca të ndritshme. Mbuloni kokën dhe qafën me kapela dhe shami mbrojtëse kundër diellit si dhe përdorni krem kundër djeg-jes nga dielli.

Bëni pushime të shpeshta gjatë ecjes dhe zgjedhni vende nën hije. Planifikoni itinerarin e ecjes duke u bazuar në elementet e menaxhimit të rrezikut, çasja në rrjetin GSM telefonik apo SOS satelitor.

ShKShMK

Lajmet Temperaturat e larta në vend / Shpëtimi Malor i Kosovës del me një apel për bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>