Temperaturat e larta në dimër thejnë rekorde në Evropë

Temperaturat për muajin janar kanë arritur një nivel të lartë historik në një numër vendesh në të gjithë Evropën.

Rekordet kombëtare kanë rënë në tetë vende dhe rekordet rajonale në tre të tjera.

Varshava Poloni, kishte 18.9 gradë Celzius të dielën, ndërsa Bilbao, Spanjë, ishte 25.1 gradë Celzius – më shumë se 10 gradë mbi mesataren.

Moti i butë evropian vjen, përderisa Amerika e Veriut përballet me stuhi më të forta, disa ditë pas një krize vdekjeprurëse të ftohtë dimri që la më shumë se 60 të vdekur.

Reshje të mëdha bore dhe shi i ngrirë janë parashikuar për pjesë të veriut të Midëest, ndërsa stuhi të forta dhe tornado priten në Teksas, Oklahoma, Arkansas dhe Luiziana.

Por në anën evropiane të Atlantikut, moti ka qenë i qetë për shumë vende në fillim të vitit.

Temperaturat në Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi thyen rekordet kombëtare.

Rekordet e stacioneve u thyen në Gjermani, Francë dhe Ukrainë, raporton BBC.

Temperatura e regjistruar në Varshavë më 1 janar ishte 4 gradë më e lartë se rekordi i mëparshëm për muajin dhe rekordi i lartë i Bjellorusisë ishte 16.4 gradë Celzius, rreth 4.5 gradë mbi rekordin e mëparshëm.

Në Zvicër, temperaturat arrijnë në 20 gradë Celzius dhe moti i ngrohtë ka ndikuar në ski resportet nëpër Alpe.

Nuk është e gjitha e ngrohtë në Evropë, megjithëse temperatura më të ftohta dhe borë parashikohen në pjesë të Skandinavisë. kurse Moska pritet të bie në -20 gradë Celzius deri në fundjavë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!