Temperaturat e larta, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda

Si shkak i temperaturave të larta, Ministria e Infrastrukturës ka kufizuar qarkullimin në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.

Ky vendim i MI-së vlen nga nesër deri më 31 korrik nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

Këtë e ka bërë të ditur zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ky vendim thuhet se është marrë me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta.

“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.
Ky vendim vlenë nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00″, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Lajmet Temperaturat e larta, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>