Të zhgënjyer nga Berisha, shtohet numri i kandidatëve që tërhiqen nga listat e PD

Publikimi i emrave në listat e mbyllura të PD në 12 qarqet e vendit ka shkaktuar pakënaqësi të shumta te kandidatët e tjerë, të cilët kishin pritshmëri të mëdha, duke parë edhe rezultatin që kishin arritur në Primaret e zhvilluara një javë më parë.
Pas Dashnor Sulës, i cili ishte i pari që u tërhoq nga gara për të qenë pjesë e lsitave të hapura, i dyti që reagoi ishte Hysen Kadiu i cili doli i pari në Primaret e Tiranës, edhe ky i fundit u tërhoq nga gara si kandidat, pasi nuk pranoi të garonte në lsitë të hapur.
Ndërkohë është tërhequr nga gara edhe Ilir krosi, i cili doli i pari në Primaret e Dibrës.
Ndërkohë që PD Dega Divjakë ka nënshkruar një peticion ku ka dalë nukdër listës së Qarku të Fierit, pasi në të nuk është përfshirë emri i Elisabeta Rredhit, e cila në primare mori 492 vota.
Peticioni i demokratëve të Divjakës:
KRYETARIT TE PDSH Z. SALI BERISHA.
TE NDERUAR ANETARE TE KRYESISE SE PDSH,
I NDERUAR ZOTI BERISHA.
Pas procesit te primareve qe percaktonte se pushteti politik per zgjedhjen e kandidaturave per deputet do ta kishte anetaresia, deri tani sipas informacioneve rezulton nje farse dhe me perzgjedhje klanore.
Ne po ndjekim me shqetesim te thelle se pas 12 viteve opozite dhe qendrese, serish nuk po respektohet nga kryesia e PDSH verdikti i demokrateve nepermjet zgjedhjes se primareve, por po gjenden artificie per shmangjen e tyre duke na demotivuar per te punuar ne funksion te fitores se PD.
Ne si dege e PD Divjake nuk ndiehemi te perfaqesuar pasi fituesja e primareve e vendit te pare nga zonjat me 492 vota ne Qarkun Fier dhe e treta ne Republike, me nje mbeshtetje elektorale dhe kontribut te rendesishem nuk perzgjidhet nga kryesia ne listen e sigurte, por i ofrohet vendi ne listen e hapur.Zonja ne fjale ka kontribuar dy here si kandidate ne vitin 2017 dhe 2021.
Dega Divjake ka marre rezultate te rendesishme ne ecdo pale zgjedhje dhe eshte nje nder deget me te mira te Qarkut Fier, mbeshtetese ne te gjitha aksionet opozitare ne keto 12 vjet.
Lista e Qarkut Fier sipas informacioneve paraprake nuk eshte liste fituese dhe nje liste qe te sillte risi, emra te rinj dhe me reputacion, pasi Fieri eshte qarku me i majte ne Shqiperi, po i serviren elektoratit e njejta fotografi kandidatesh./vizionplus