Të shtunën dy ndeshje të xhiros së 21-të

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon të shtunën kur zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 21-të.

Nga ora 19:30 në palestrën “Mizahir Isma” takohen Rahoveci e Llapi. Kampioni në fuqi, Rahoveci, është favorit i madh. I ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe synon edhe fitoren e 20-të rresht. Rahoveci është lider me 38 pikë.

Llapi renditet i gjashti me nëntë pikë.

Gjysmë ore më vonë fillon ndeshja mes rivalëve tradicionalë, Kastriotit dhe Trepçës. Kjo ndeshje luhet në Ferizaj.

Favorit është ekipi vendas, Kastrioti, që është i treti në tabelë me 28 pikë nga 19 ndeshje. Trepça është e teta, përkatësisht e fundit, me gjashtë pikë.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e nëntë.

Të shtunën (19:30) është ndeshja Ulpiana – Istogu. Të dielën (19:00) takohen Prizreni e Drenica. Ndeshja mes Dritës e Deçanit zhvillohet më vonë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker