Të premten hapet ekspozita për historikun e suksesit të xhudos së Kosovës

Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK) ka njoftuar se të premten, më 28.03.2025, do të organizojë ekspozitën “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës”.
Ekspozita hapet në ora 19:00 dhe mbahet në galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.
Sipas njoftimit, kjo ekspozitë është një udhëtim në historinë e lavdishme të xhudos, të ndërtuar mbi përpjekjet e përditshme shumëvjeçare, me mund dhe dashuri për xhudon dhe Kosovën.
Ekspozita “Përpjekja e artë – rrugëtimi i xhudos në lartësimin e Kosovës” është kuruar nga Berat Bajrami.