Të paktën 51 persona kanë humbur jetën – Toshkovski jep detaje për tragjedinë në Koçan

Sipas të dhënave të para të autoriteteve, 51 persona kanë humbur jetën nga zjarri në koncertin e grupit “DNK” në diskotekën “Puls” në Koçan, shkruan TV21. Ministri i Punëve të Brenshme, Pançe Toshkovski thotë se zjarri me shumë gjasa ka nisur nga mjetet piroteknike, ndërsa mbi 100 persona janë të lënduar dhe janë transportuar nëpër spitale.
“Sipas informacioneve fillestare të cilat i posedojmë. Zjarri ka ndodhur si pasojë e shkëndisë nga mjete piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçues në koncert. Në momentin e aktivizimit, me shumë gjasa shkënditë e kanë kapur pjesën e tavanit, që ka qenë pjesë e materies që digjet lehtë. Pas çka për kohë të shkurtër zjarri është shpërndarë në të gjithë diskotekën dhe është krijuar tym i dendur. Me dhimbje të thellë e njoftoj opinionin se në këtë tragjedi, sipas të dhënave që i kemi, deri tani jetën e kanë humbur 51 persona, ndërsa më tepër se 100 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spitalet në Shtip, Koçan dhe Shkup”, tha mes tjerash Toshkovski./tv21.tv
Vijon aksioni i shpëtimit në Maqedoninë e Veriut, dyshohet për rreth 50 të vdekur!