Të mërkurën, LDK zyrtarizon listën e kandidatëve për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizojë të mërkurën e javës së ardhshme listën e kandidatëve për deputetë të saj për Kuvendin e Kosovës.

RTV21 ka parë ftesën për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, të nënshkruar nga kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, me vetëm një pikë të rendit të ditës, për zyrtarizimin e listës.

Këshilli i përgjithshëm i partisë do të duhet që më 4 dhjetor të aprovojë listën e kandidatëve të partisë për deputetët e saj, që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

LDK ka nisur një turne, të cilësuar të ndryshimit në komunat e Kosovës dhe në diasporë me synimin për të rritur mbështetjen për të në prag të zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

LDK do të garojë me kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër në përballje me Albin Kurtin e LVV-së, Bedri Hamzën e PDK-së dhe Ramush Haradinajn e koalicionit AAK/Nisma Socialdemokrate dhe një numër të partive tjera më të vogla.

LDK ka bërë të vetmin koalicion me Partinë Shqiptare Demokristiane, një partner i saj tradicional.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të jashtëzakonshme, të mbajtura më 14 shkurt 2021, LDK doli partia e tretë me rreth 13 për qind të votave, pasi nga ajo u shkëput edhe Vjosa Osmani, një figurë deri atëherë qendrore e partisë./RTV21/21Media

 


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker