Të martën hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës

Shorti për çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të hidhet të martën, në orën 12:00, në selinë e FFK-së, ka njoftuar Komisioni i Garave.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria. Llapi eliminoi Malishevën pas penalltive, ndërsa Prishtina fitoi ndaj Ballkanit. Gjilani e largoi nga garat Trepçën ’89, ndërsa Vushtrria fitoi nga Beharit.

Në fazë gjysmëfinale ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Siç dihet fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për edicionin 2023/24.

Lajmet Të martën hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!