“Të jemi të përqendruar të i lënduari”, Kurti deklarohet për rastin e zv. ministrit që goditi me veturë një 15 vjeçar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se do të hetohet rasti ndaj zëvendësministrit Ali Tafarshiku, i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka goditur mbrëmë me veturë zyrtare një 15 vjeçar.

Megjithatë kreu i ekzekutivit nuk ka treguar se çfarë veprime do të ndërmerren ndaj tij.

“Për sa i përket aksidentit që ka ndodhur janë organet e rendit, institucionet përkatëse të shtetit të cilët hetojnë e hulumtojnë dhe natyrisht procedura vazhdon. Mua më vjen jashtëzakonisht keq çfarë ka ndodhur. Besoj që njëjtë ndjehet edhe zëvendësministri dhe shumë shpejt do të mund të merren hapat në vijim, por na duhet njëherë që të jemi të përqendruar tek i lënduari dhe tek lejimi i organeve të rendit që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale”, tha Kurti në një konferencë për media./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker