Të enjten bëhet varrimi i viktimave nga zjarri në Koçan

Varrimi i 59 viktimave që humbën jetën në zjarrin në Koçan është caktuar të enjten, 20 mars, kumtoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov i cili mbajti konferencë të përbashkët me mitropolinë e dioqezës së Bregallnicës, z.Ilarion.

“Në varrim do të marrin pjesë kryesuesi i KOM-it, z Stefan, do të ketë dhe disa peshkopë nga Sinodi, më shumë peshkopë nga Sinodi. Kisha po bën gjithçka që mundet që këta fëmijë të dërgohen në mënyrën më dinjitoze nga ana e shtetit, është marrë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar një varrim dinjitoz i cili megjithatë nuk do të zvogëlojë dhimbjen e atyre që humbën fëmijët e tyre kaq të rinj”, deklaroi Angellovi.

I pyetur nëse varrimi do të bëhet në të njëjtën kohë në të gjitha qytetet dhe fshatrat e rajonit të Bregallnicës, prej nga ka viktima fëmijë dhe të rritur nga zjarri në diskotekën në Koçan, Angellov tha se varrimi do të bëhet në periudha të ndryshme.

“Varrimi do të bëhet të enjten, por orën e saktë do ta përcaktojmë ne, gjegjësisht do ta përcaktojë Sinodi i KOM-it, sepse peshkopi dëshiron të jetë i pranishëm në shumicën e vendeve, sepse bëhet fjalë për fëmijë nga dioqeza e tij. Në mënyrë shtesë do të përcaktohet se ku, në cilën orë dhe në cilin vend do të bëhen varrimi, numri më i madh i viktimave është në qytetin e Koçanit, Çeshinovës, Obleshevës, Shkupit, Probishtipit, Shtipit, Makedonska Kamenicës”, theksoi Angellovi.

Ai potencoi se Maqedonia është e mbështjellë në zi, ndërsa siç shton ka pasur fatin e keq që ka qenë në vendin e ngjarjes, derisa zjarri ende ishte duke u shuar. Dëshmoi se skenat ishin të tmerrshme.

Ndryshe, në zjarrin që përfshiu diskotekën në Koçan jetën e humbën 59 persona, ndërsa 150 mbetën të lënduar.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker