Të dielën Rama mbledh Qeverinë në Dajt, pas një jave Asamblenë në Durrës

Shtatori nis intensivisht për mazhorancën.

Të dielën, 1 shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Qeverinë në Dajt.

Kjo do të jetë mbledhja e parë në nisje të sezonit të ri politik dhe pas pauzës së pushimeve të verës.

Në fokus të këtij takimi do të jetë shqyrtimi i punës së deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim.

Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Burime pranë mazhorancës e konsiderojnë mbledhjen e kësaj të diele një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme. Mbledhja do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron.

Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive.

Në mbledhje, pritet gjithashtu që të bëhet dhe plani për vitin zgjedhor.

Ndërsa më 8 Shtator, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të bëhet një riparim i thellë i strukturave të partisë, duke përfshirë konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë të qarqeve.

Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.

Lajmet Të dielën Rama mbledh Qeverinë në Dajt, pas një jave Asamblenë në Durrës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker