Të dhënat kryesore të Censit do të publikohen më 28 qershor

Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli deklaroi sot se rezultatet kryesore të Censit të kryer në vitin 2023 do të publikohen më 28 qershor. 

Gjatë prezantimit të raporti vjetorë për vitin 2023, Dhuli u shpreh se më pas INSTAT do të publikojë në tetor një platformë me të gjitha të dhënat e mbledhura nga Censi deri në nivel bashkie.

“Pas publikimit në qershor të rezultateve kryesore do të vijojmë me prodhimin e treguesve deri në nivel bashkie. Do të ketë një numër shumë më të detajuar treguesish. Në tetor parashikohet të publikojmë rezultatet e detajuara, duke ngritur edhe platformën ku do të jenë të publikuara në faqen e INSTAT-it të gjitha rezultatet e Censit”, u shpreh Dhuli.

Ajo vuri në dukje se të dhënat e Censit do të publikohen edhe në faqen e EUROSTAT-it.

“Edhe pse Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian, është detyrim i INSTAT-it të transmetojë rezultatet kryesore të Censit brenda vitit 2024”, theksoi ajo.

Në të gjithë territorin nisi më 18 shtator 2023 numërimi i popullsisë dhe banesave, një proces ky që do të shërbejë jo vetëm për të lexuar të sotmen, por edhe për të zhvilluar të ardhmen e Shqipërisë. Numërimi zgjati 6 javë.

Censi kryhet një herë në 10 vjet dhe synon t’i sigurojë Parlamentit, qeverisë, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile një informacion të besueshëm statistikor i nevojshëm për planifikimin dhe zbatimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit, për kërkime shkencore, si dhe për të kuptuarit të realitetit demografik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Lajmet Të dhënat kryesore të Censit do të publikohen më 28 qershor >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>